Rrëfimi i kamionistit në Genova: Si frenova një hap nga ferri! Nuk e di si jam gjallë

16/08/2018 - 10:55

“Nuk e di si është e mundur që jam ende gjallë”. Janë fjalë të kamionistit i cili frenoi fetëm pak metra nga humnera e hapur pas shembjes së urës “Morandi” në Genoa. Ai ka folur për Corriere duke rrëfyer ngjarjen më tronditëse të jetës së tij.

“Sapo më kishte parakaluar një makinë. E pashë në pasqyrë dhe më pas e vura re kur më doli përpara. Sapo kisha hyrë në mbikalim. Binte shumë shi. Për këtë shkak nuk po ecja me shpejtësi të madhe. Më pas, në pak sekonda ndodhi e pabesueshmja”, thotë ai.

“Ishte një një zhurmë e madhe. Skena që mu krijua para syve nuk do ta harroj kurrë. E pabesueshme. Në një moment nisi të dridhej gjithçka. Makina që kisha përpara u zhduk sikur u përpi nga mjegulla dhe retë. Ngrita sytë dhe pashë një nga shtyllat e urës që po shembej. Frenova gozhdë.

Instinktivisht nisa të eci indietro. Bëra disa metra dhe ndalova. Disa thonë se ky moment bëri që të mos rrëzohej edhe pjesa tjetër e urës. Zbrita nga furgoni dhe nisa të vrapoj në këmbë. Ishte një shi i tmerrshëm. Pashë makina të tjera që po vinin. U bëra me shenjë të ndalonin dhe të ktheheshin pas”, thotë shoferi që trasnportonte mallra për supermarketet e qytetit, që ka përjetuar një skenë filmash.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 16-vjeçar me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘5 Maji’, në Elbasan.

Një shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda makinës së tij, duke u vetëdjegur në Rodos, ndërsa trupi i tij u gjet në automjet k

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje ish-gruan e tij dhe ka rrahur partne

ABC News siguron pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit.

Të tjera detaje mësohen nga plagosja që ndodhi në Bulqizë.

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar zgjatjen e afateve të hetimit për grupin "Bajri". 

Një 41-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal, pas një konflikti.

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e pedagogut Denis Himçi, i cili u denoncua mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte