Krahas përmbytjeve në disa qytete të vendit, moti i keq sot ka shkaktuar edhe rrëshqitje të gurëve në Vlorë duke plagosur një punonjës 51-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”, në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë.

51-vjeçari sipas policisë ndodhej në automjet, kur mbeti i plagosur lehtë në këmbë, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve. Ai u dërgua në spital, ku dhe ndodhet pa probleme për jetën.