Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë informimit për situatën epidemiologjike në vend, tha se vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ndërsa fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.