Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës ka ardhur edhe viktima e parë në Shkodër.

Mësohet se në hyrje të qytetit të Shkodrës, bora ka shembur strehën e një karburanti, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Raportohet se viktimë mbeti shtetasi T.L.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.