Një adoleshent ka marrë plagë të lehta, pasi është goditur me sende të forta nga një bashkëmoshatar i tij.

Sherri mes dy 18-vjeçarëve nga Durrësi ka ndodhur në lagjen nr.5, ditën e hënë.

Si pasojë e goditjeve, i plagosur lehtë ka mbetur i riu R.H., ndërkohë që 18-vjeçari M.Xh. do të procedohet penalisht për “Plagosje të lehtë me dashje”.