Shkatërrohet në Itali një organizatë e trafikut të drogës tuniziano-shqiptare. Karabinierët kanë arrestuar 13 persona gjatë operacionit të zhvilluar mes Venezias dhe Padovas.

"Tgcom" raporton se hetimet për këtë organizatë të trafikut të drogës kanë filluar që në maj të 2007-s si pasojë e vdekjeve të shumta nga mbidoza e heroinës.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter dhe qen antidrogë.