Shoferja me “Benz” përplas dy gra në Durrës, përfundojnë në spital

Postuar: 12/07/2018 - 14:48

Një aksident me pasojë plagosjen e dy grave ka ndodhur një ditë më parë në Durrës, në aksin rrugor Ura e Dajlanit - Plepa.

Shtetasja S.D., vjeçe 38, banuese në Rrogozhinë, ka qenë duke drejtuar “Benz”-in e saj, e pajisur me leje drejtimi, kur ka aksidentuar shtetaset S.M., dhe Xh.M., 62 e 24 vjeçe, banuese në Mat.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy të lënduarat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa ndaj drejtueses së makinës, u u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, referuar nenit 290 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një sërë forcash të policisë së shtetit kanë nisur një aksion blic në Tiranë dhe në rrethet përqark kryeqytetit.

   Një punonjës policie dhe një shtetas turk u ndaluan mbrëmjen e sotme (21 shtator) në Tiranë.

   Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

   Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë sot, për t’i dhënë ndihmë 33-vjeçarit shqiptar Ervis Gjyshi, i arrestuar disa ditë më parë, si pjes

   Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës pasditen e së premtes.

   Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përfshirë sot në një aksident rrugës për në Shkodër.

   Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Vlorës, si autorë të grabitjes së parave të një kambisti. Të arrestuarit janë M.Gj.

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur.

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar teksa u takua me një person tjetër për të shkëmbyer mes tyre doza të vogla me kokainë.

Policia greke dyshon se vrasja e 33-vjeçares dy netë më parë në Athinë, mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.