Një 49 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Pesaro. Ai u identifikua nga policia pasditen e së premtes, duke takuar klientë të rinj në rrugë.

Hetimet bënë të mundur identifikimin e tij, i padënuar më parë dhe i papunë. Shqiptari, të cilin mediet e vendit fqinjë e identifikojnë vetëm me inicialet N.M., shiste doza kokaine nga 50 deri në 100 euro.

Pasi u kap në flagrancë, karabinierët kanë identifikuar vendbanimin e tij, duke zbuluar një laborator me mjete të ndryshme për prerjen e kokainës, peshore elektronike dhe para.

Një tjetër sasi kokaine u gjet në makinë, me një peshë totale gati 1 kg, me një vlerë prej rreth 200 mijë eurosh. Burri u arrestua dhe u burgos në burgun e Pesaros.