Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një 24-vjeçar është ndaluar nga policia pas një denoncimi tronditës të bërë nga babai i tij.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka abuzuar seksualisht me babain e tij disa ditë më parë.
Policia bën me dije se 24-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan me iniciativë shtetasin Xh. B., 24 vjeç, banues në fshatin Bukaq, Kavajë, pasi dje, ka kallëzuar babai i tij, se para disa ditësh, 24-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shendetit mendor, ka abuzuar seksualisht me të.





