Një 52-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në San Giorgio Jonico, pasi ka goditur me thikë në bark gruan e tij.

Shqiptarfi, identieti i të cilit nuk bëhet me dije ishte në "arrest shtëpie" për prostitucion dhe pasi është zënë me bashkëshorten për arsye banale, e ka goditur me thikë në bark.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja u dërgua menjëherë në spital, ku po kurohet e është jashtë rrezikut për jetën ndërsa 52-vjeçari i cili mësohet të ketë qenë shpesh herë problematik me ligjin ndodhet në paraburgim.