Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka goditur me thikë në shpatull një shtetas italian. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Torino në rrugën “Giulio Cesare”.

Mësohet se sherri mes 32-vjeçarit dhe italianit ka nisur që më datë 4 prill, pasi shqiptari kishte ngacmuar shokun e pronarit të barit. Pas grindjes së tyre kishin shkaktuar edhe dëme në lokal.

Ditën e sotme shqiptari ishte paraqitur në të njëjtin bar për të sqaruar situatën, e cila më pas përfundoi me italianin e plagosur.

Sipas mediave italiane, pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, policia ka gjetur rreth 130 objekte të çmuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura, si dhe 2800 euro.