Biznesmeni Sino Llanaj mbeti i plagosur sot me armë pas sherrit me ortakun e tij Albert Allmuça, konfliktet mes të cilëve vazhdojnë prej kohësh për një pallat në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

42-vjeçari ka marrë një plagë plumbi në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai i tha policisë se u konfliktua me ortakun Albert Allmuça dhe ky i fundit e qëlloi me armë. Allmuça është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Por 4 ditë më parë, biznesmeni Sino Llanaj ishte dhunuar në mes të rrugës nga disa persona. Kjo video amatore e publikuar nga Stop tregon pikërisht këtë moment, kur 42-vjeçari është përfshirë në një konflikt fizik në zonën e Astirit.

Prej disa kohësh, Sino Llanaj ka konflikte me ortakun e tij Albert Allmuça për pallatin në ndërtim tek zona e ish-parkut të autobusëve.