Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka goditur 2 mjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

F. K., 59 vjeç, banues në Shijak, pasi në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë është lënduar pasagjeri në mjet, shtetasi N. G., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.