Një person është qëlluar me armë zjarri këtë të premte në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes thonë për tvklan.al se i plagosuri ishte me vajzën e tij të vogël (rreth 7-8 vjeç), kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij nga një makinë.

Sipas te njëjtave burime të tvklan.al autorët qëlluan të paktën 3 herë në drejtim të personit në fjalë dhe një prej plumbave e prekën në pjesën e barkut.

Autorët mësohet se udhëtonin me një makinë tip Toyota. Aktualisht e gjithë zona është rrëzuar nga forcat e policisë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.