Një fëmijë  3- vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale këtë të diel në banesën e tij në fshatin Mushqeta, Bërzhitë.

Burimet e Policisë thanë për “Panorama” se i mituri ka qenë duke luajtur kur aksidentalisht ka rënë nga krevati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Blutë e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë bëjnë me dije se iniciale e të miturit janë S.V. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është aksidental.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.