Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Zvërnec, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën.

Policia bën me dije se rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se është mbytur në det 29-vjeçari R.D., nga fshati Peshtan i Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.