Femrat shqiptare në përgjithësi, vijojnë të jenë viktimë e dhunës nga bashkëshortët e tyre. Një studim i INSTAT në muajin tetor, nxorri se qarku i Durrësit është me numrin më të lartë të grave të dhunuara.

Raste të tilla, ka pothuajse çdo ditë në komunikatën e Policisë së Shtetit, ku të reja apo të moshura, durrsaket rrihen nga burrat.

Jo më larg se një ditë më parë, në qytetin e Durrësit janë plotësuar tre kërkesë-padie për lëshimin e urdhrit të mbrojtes së menjëhershme, për tre shtetase, konkretisht për:

  • Shtetasen E.R., vjeçe 60, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti M.O., vjeç 69, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj dhe,
  • Shtetasen M.K., vjeçe 31, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi V.A., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
  • Shtetasen D.S., vjeçe 45, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti D.S., vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. 

Për rastet në fjalë, materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.