Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës. 

Aktualisht 3 makina të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se në garazhin e servisit ka pasur të paktën dy automjete, të cilat janë shkrumbuar nga zjarri.