Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Korçë.

Një vajzë është gjetur e vetëvarur nga familjarët në banesën e saj, në fshatin Orman.

“Më datë 24.05.2020, në fshatin Orman, Pojan, në banesë, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj shtetasja A. M., rreth 21 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvarur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

BalkanWeb raporton se një vit më parë e reja kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhunim.

Të njëjtat burime shtojnë se djali i xhaxhait të saj ishte dënuar në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.