Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në Sarandë, të cilit frocat blu i kanë gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Specialistët e narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare dhe grupin fnsh, në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

• A.C., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Në lagjen nr.1 Sarandë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në kushtet e flagrancës pasi ky shtetas po udhëtonte me një motoçikletë në rrugën “Gjergj Arianiti” dhe pas kontrollit fizik policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.