U kapën pa maskë mbrojtëse, policia gjobit 1552 qytetarë

01/12/2020 - 15:05

Policia e Shtetit njofton se vijojnë kontrollet e vazhdueshme për zbatimin e masave anticovid.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1552 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë katër ditëve të fundit.

Gjithashtu është vendosur masë administrative edhe për 1 subjekt që nuk respektoi masat anticovid, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit.

NJOFTIMI I PLOTË

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat kontrolleve, gjatë 4 ditëve që lamë pas, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1552 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në këto katër ditë, pas orës 22:00 janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në 06.00

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet si autori i dytë i kalimit kontrabandë migrantët që vijnë nga vendet

Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i v

Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin e koduar policor “Godull”, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operaci

Një tjetër rast shokues i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar së fundmi në Ksamil.

Një shtyllë e linjës elektrike është rrëzuar dhe ka zënë poshtë dy makina.

Një punëtor ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim dhe ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqyt

Policia e Kamzës ka marrë një telefonatë këtë mesditë, ku është denoncuar për marrjen peng të një personi.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 361 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtë

Një makinë me drejtuar K.V. ka aksidentuar sot një punonjëse të policisë rrugore.

Policia e Shtetit njofton se janë ekstraduar nga Gjermania dhe Kosova drejt vendit tonë, 2 persona si dhe drejt Kosovës një tjetër.