U kapën pa maskë mbrojtëse, policia gjobit 844 qytetarë

23/10/2020 - 15:28

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masa administrative 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Nga këto, 185 janë pasagjerë të cilët janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

NJOFTIMI I POLICISË

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Lushnjës ka ndaluar një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Muzgu 5" nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Pol

Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për Gjergj Gjinin i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri Hil Gjinin në fshatin Balldr

Është vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminal

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Voula, afër Athinës, në Greqi që ka çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.

Një video që tregon momentin e ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka brenda një lokali në Brazil është publikuar tashmë nga mediat vendase

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hilë Gjini, 43 vjeç, u qëllua me armë

Në vijim të kontrolleve parandaluese policore, ndër të tjera, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe arrestuar një drejtues mjeti, pë

Pas një hetimi 3-mujor është vinalizuar sot operacioni i koduar “Vela”.