Një valixhe e braktisur në sheshin kryesor të Durrësit ka vënë në lëvizje policinë, pak minuta më parë.

Valixhja e dyshimtë është vënë re nga disa kalimtarë në sheshin "Liria", që kanë njoftuar policinë.

Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas verifikimeve të bëra rezultoi se valixhja ishte bosh.

Nuk dihet ende se kush e braktisi valixhen në shesh dhe arsyeja se pse e la aty, duke alarmuar jo pak kalimtarët që e vunë re.