Një banesë është vjedhur dje nga persona të paidentifikuar në Durrës.

Sipas informacioneve policore, mësohet se është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit B.S, 64 vjeç, në lagjen nr. 16.

Autorët kanë vjedhur një sasi parash, por nuk dihet ende shuma e saktë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, një tjetër tentativë vjedhjeje raportohet për banesën e një të riu në Golem. “Më datë 13.02.2018, në afërsi të një kompleksi në Golem, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit M.M, vjeç 26, banues në Kavajë. Pas veprimeve të kryera në banesë, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, celulari i tipit ‘‘Nokia“ i autorit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e bluve.