Në 4 ditët e fundit janë rikthyer frikshëm në Durrës vjedhjet me thyerje të banesave. Në 4 ditë janë vjedhur 3 të tilla, ku rasti më i rëndë ishte ai i regjistruar në zonën e Shkallnurit, në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku një çift të moshuarish u dhunuan nga 3 persona të maskuar dhe ju morën rreth 1 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë, rasti më i fundit është regjistruar në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.

Burime policore bëjnë të ditur se hajduti ka vjedhur banesën e shtetasit E.Ç. 37 vjeç, të cilit i ka marrë një shumë parash. Vjedhja është konstatuar kur pronari është rikthyer në shtëpi.

Pas denoncimit në polici, kjo e fundit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.