Mëngjesin e sotëm në bregdetin italian kanë dalë pako të shumta me lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Më konkretisht plazhet në Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi janë mbushur ditën e sotme me pako me drogë. Mediet italiane kanë hedhur dyshimin se këto pako vijnë nga Shqipëria, por policia italiane po heton edhe për vendet e tjera të Ballkanit.

Sasia e drogës së nxjerrë në breg është rreth 100 kg dhe e kalon vlerën e 350 mijë eurove. Ndërsa polica ka nisur hetimet se si droga ka përfunduar aty, është lënë qëllimisht, apo ndonjë anije apo skaf e ka humbur rrugës ngarkesën, destinacioni i të cilës dyshohet të ketë qenë Abruzzo.