Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në Pesaro, Riccione dhe Rimini.

Të arrestuarit janë të moshës 25 dhe 22 vjeç dhe sipas policisë italiane ata kanë vjedhur të paktën 30 apartamente.

Të pajisur me një trapan në dorë, dy shqiptarët bënin një vrimë në një nga dritaret e shtëpisë dhe me një hekur të lakuar e hapnin atë dhe më pas futeshin në shtëpi.

Ata merrnin bizhuteritë, orët, veshjet, madje gjenin edhe PIN-et e kartave të kreditit dhe më pas shkonin të tërhiqnin paratë në bankomate.

Vjedhjet brenda një nate shkonin në vlera nga 1,500 deri në 2,000 euro. Të gjithë ‘mallin” ata e dërgonin në Shqipëri.