Një 30-vjeçare shqiptare, e cila punonte si ndihmëse shtëpiake në periferi të Selanikut është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka vjedhur bizhu dhe para cash.

Shqiptarja, identiteti i të cilës nuk zbulohet, akuzohet për katër vjedhje të kryera në harkun kohor të një viti në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi. Ajo punonte si shtëpiake ose kujdesej për të moshuarit.

Sipas policisë, duke shfrytëzuar mungesën e punëmarrësve ose paaftësinë e të moshuarve për ta mbajtur nën vëzhgim për shkak të sëmundjes, ajo ka vjedhur 1,200 euro para cash dhe bizhuteri me vlerë 13,000 euro.

Oficerët, të cilët po hetonin rastin, bënë paraprakisht arrestimin e shqiptares për mungesën e lejes së qëndrimit në Greqi. Dosja e çështjes për vjedhje është dërguar në Prokurorinë Publike të Selanikut për hetime të mëtejshme.