Një komisioner i LSI-së është shoqëruar në polici, pasi rezulton se ka votuar dy herë.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa bëhet me dije se i shoqëruari Andimiano Ravolli, është komisioner në qendrën e votimit 3736 në fshatin Barc.

Mësohet se Ravolli herën e parë votoi në qendrën ku ishte komisioner dhe herën e dytë ne qendrën ku ishte i regjistruar në listë. Ndërkohë, ai po merret aktualisht në pyetje në polici.