Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për 3 personat e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e administratorit të njësisë Kotë. Gjykata la në burg Arif, Namik dhe Jaçe Bejtaj, si persona të përfshirë në vrasjen aksidentale të Argjil Gjokës.

Kryetari i Njësisë Administrative të Kotës mbeti i vrarë më 11 qershor, teksa ndërhyri për të shmangur një konflikt mes dy personave në fshatin Petë.

60-vjeçari Gjoka mori një plumb në krahëror. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur 19-vjeçari Arif Bejtaj, kushëri me autorin e dyshuar.