Rreth 3 orë pas vrasjes me thikë të 16-vjeçarit Dionis Vrenozi në Fier është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar Florian G. rreth 17 vjeç.

Vrasja ndodhi gjatë ditës së sotme, ndërsa viktima është gjetur nga kalimtarët në zonën e ‘Zogut të Zi’, pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.

Adoleshenti është goditur për vdekje me thikë pas një sherri mes tre të rinjve, ndërsa policia kishte shpallur në kërkim 17-vjeçarin, i cili ka vendosur të vetëdorëzohet në komisariat.