Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mirald Metollarin, i cili vrau prindërit në banesën e tyre në Bathore rreth dy vite më parë.

Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Metollarin nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg.

Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2017 në Bathore pas një konflikti të çastit mes prindërve dhe djalit.

Shkak për konfliktin u bë ndërtimi i një muri rrethues, pasi familja Metallari po përgatitej për një gëzim familjar pasi njëra prej vajzave do të martohej pas dy javësh. 

22-vjeçari Metallari kishte pak muaj që ishte kthyer nga emigracioni. I riu u kap nga policia gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital ku dhe humbi jetën disa ditë më pas. 

Krimi u krye me armën e shërbimit të Miftar Metallarit, i cili ishte punonjës policie.