Vrau prostitutën, shqiptari arrestohet në Belgjikë pas 17 vitesh arrati (EMRI)

13/02/2018 - 10:57

Një shqiptar me identitet të dyfishtë, i cili është dënuar në mungesë me 23 vite burg në Itali, është rikthyer në Belgjikë.

Sipas shtypit belg, bëhet fjalë për shqiptarin Erjon S., i dënuar për vrasjen e një prostitute në vitin 2000 në Itali. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil me identitet të rremë.

Megjithatë, u zbulua nga hetuesit belgë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për t’u përballur me proceset gjyqësore. Tashmë ai është rikthyer në Belgjikë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Vrasja e prostitutës në Itali

Në vitin 2000, Erjon S. së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z. dhe Fatmir V. vranë një prostitutë nga Amerika Jugore. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identifikonte autorët e dyshuar. Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S. me 23 vjet burg. Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë.

Arratisja në Belgjikë

Shqiptari Erjon S. përfitoi azil në shtetin belg duke përdorur identitet dhe datëlindje të rreme. Aty ai krijoi jetën nga e para. 37-vjeçari u martua dhe bëri tre fëmijë. Por, pavarësisht jetës së tij të dyfishtë, policia belge mundi ta gjente. Edhe pas arrestimit dhe zbulimit të së kaluarës së errët, bashkëshortja e tij nuk e ka braktisur. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 71-vjeçare, banore në zonën e Rrashbullit, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

Policia Kufitare në doganën e Qafë-Botës në Sarandë ka arrestuar një 25-vjeçar, të cilit iu sekuestruan një shumë e konsiderueshme parash

Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të marte tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të policisë, ndërsa janë sekuestruar 80 kg drogë të llojit marijuanë.

Nga transkriptimi i përgjimeve në dosjen e Prokurorisë, që siguron “BalkaWeb” rezulton se ka nisur një konflikt i rëndë nga anëtarë të fa

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e autoriteteve britanike në Stoke, pasi policia bastisi shtëpinë e tyre dhe gjeti një dhomë të mbushur

Pas aksioneve të shumta në pjesën më të madhe të territorit italian, kanë përfunduar në pranga 10 persona, të cilët akuzohen për vepra të

Është shtyrë për në datë 30 tetor seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të ti, pas kërkesës së palës mbrojtëse,