Policia ka identifikuar viktimën që humbi jetën sot dhe të plagosurin në një aksident rrugor në autostradën Lushnjë-Fier.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Vajkan” ku janë përplasur një zetor me një mjet tip  “Benz”.

Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i zetorit Erion Balla, 26 vjeç. Si edhe ka pësuar dëmtime pasagjeri në mjetin zetor, shtetasi G.H, 40 vjeç, të dy banues në Imshtë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Fier.

Në Komisariatin e Policisë Fier janë shoqëruar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe pasagjeri që udhëtonte me të, të cilët po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.