Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Lushnjë, në kodrat e Allprenajt. Zjarri ka përfshirë kodrat me ullishte por problem përbën edhe era e fortë, e cila ndihmon përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve.