Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krastë, Krujë.

Sipas njoftimit të policisë 20-vjeçari K.D duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 11.10.2021, rreth orës 09:55, në Krastë, Krujë, shtetasi K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.