Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.

“Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.