Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook, Sako fton qytetarët e Durrësit që të vaksinohen për të mbrojtur jetën dhe shëndetin.

Sipas saj, vaksinimi është detyrim qytetar për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh në punë, shoqëri dhe familje.

“Sapo bëra dozën e dytë të vaksinës Anti Covid 19 në qendrën e vaksinimit pranë shkollës “Jan Kukuzeli”. Qendra e vaksinimit të përqendruar dhe qendrat shëndetësore janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim. Në këtë muaj të vaksinimit masiv ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit të vaksinohen për të mbrojtur jetën dhe shëndetin. Vaksinimi është detyrim qytetar për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh në punë, shoqëri dhe familje.”, shkruan kryebashkiakja.