Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirian Sako, uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për ditën e Fitër Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako uron “sa më shumë lumturi, paqe, shëndet e mbarësi sjelltë kjo ditë në familjet tuaja.”

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në selinë e komunitetit mysliman të Durrësit me rastin e Fitër Bajramit.

Në këtë ditë të shënuar uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët:

Gëzuar Fitër Bajramin. Sa më shumë lumturi, paqe, shëndet e mbarësi sjelltë kjo ditë në familjet tuaja. Kjo festë shënon përmbylljen e muajit të Ramazanit, i cili është muaji i vlerave të humanizmit, sikurse janë paqja dhe solidariteti ndërnjerëzor, ndaj qoftë kjo një ditë shprese, gëzimi dhe solidariteti me njerëzit më në nevojë, por edhe një ditë e shpalosjes së vlerave më të larta njerëzore.