Në një postim në “Facebook” kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka bërë të ditur takimin që realizoi me shefin e Policisë së Shijakut, të Rendit dhe atë të Policisë bashkiake për luftën kundër kanabisit dhe ndërtimet pa leje.

Postimi i plotë:

Sot realizova një takim me shefin e Policisë së Shijakut, të Rendit dhe atë të Policisë bashkiake, kryetarët e Njësive Administrative, kryepleqtë e fshatrave dhe nënkryetarët e Bashkisë.

Pikat kryesore që u diskutuan ishin:
Lufta kundër kanabisit. Masat e marra për  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Ndërtimet pa leje.

Ky takim vjen në vijim të punës së vazhdueshme të policisë për të goditur tentativat për kultivim të kanabisit.
Lufta kundër kanabisit është një punë këmbëngulëse jo vetëm e Policisë së Shtetit, por është një përpjekje e të gjithë institucioneve, ku policia ka rol kryesor, por edhe institucionet e tjera në pushtetin vendor, bashkia, Njësitë Administrative, kryepleqtë e fshatrave kanë rol të rëndësishëm për të kontrolluar me siguri të lartë çdo pëllëmbë të territorit.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!