Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor në zonën e Porto Novës, në Zvërnec.
Gazetari i njohur nga Vlora u nda nga jeta pas një karriere të gjatë në raportimin e ngjarjeve më të rëndësishme në jug të vendit. Ai ishte i njohur për kronikat nga terreni, raportimet mbi ngjarjet kriminale, zhvillimet sociale, politike dhe turistike, duke qenë një nga figurat e spikatura të gazetarisë lokale.
Familjarë, miq dhe kolegë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, ndërsa figura të shumta publike kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.





