Kryeministri Edi Rama u takua sot me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel. Në një frymë shumë pozitive u diskutua progresi i qëndrueshëm në përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit, në prag të Raportit të Progresit të Komisionit Europian të 17 prillit.

Në takim u theksua ecuria e procesit të Vetting-ut, që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë.​