“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati pothuajse dhjetë vjet, përfundon këtu”, Kështu shkruan në profilin e saj në Facebook kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Bashkangitur tekstit, kryeministrja italiane ka ndarë një foto me babanë e vajzës së saj dhe me Ginevrën 7 vjeçe.

“E falenderoj për të gjithë vitet e mrekullushme dhe për vështirësitë që kaluam së bashku dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time që është vajza jonë, Ginevra. Rrugët tona kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha që ta pranojmë këtë. Do të mbroj atë që ishim dhe miqësinë tonë dhe do të mbroj një vajzë 7-vjeçare që e don nënën dhe babanë e saj. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me këtë.”

Meloni e mbyll me një fjali mjaft thumbuese postimin në “Facebook”.

“Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.”