Kryetarja e FRESSH për njësinë administrative nr.6 Rajselsa Hamza ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Pas publikimit të lajmit për ndarjen e saj nga jeta, shoqja e saj e ngushtë Xhulia Ceku ka përlotur rrjetin me dedikimin e saj.

Me anë të një postimi në Facebook ajo shkruan se sa krenare ishte ndjerë për të dhe se si po e përballonte humbjen e saj.

“A mund ta besoj unë se ky lajm është i vërtetë? Çfarë se ky lajm është i vertetë? Çfarë të ndodhi moj zemër në lule të rinisë? Unë sapo kisha filluar që të ndjehesha krenare për arritjet e tua… Malli i një viti është i lehtë por malli i mos të të parit kurrë më, më thuaj si do ta përballojmë? Ke qënë shoqja ime e parë dhe ajo e ngushta, ajo që çdo sekret e ndanim bashkë, po lodrat në lagje? A mund të mi kthejë kush këto kujtime? Do jesh në zemrën time gjithmonë. U prehsh në paqe zemra ime. Mami, vëllai dhe motra jote duhet të bëhen shumë të fortë mbas kësaj tragjedie të dytë. Bëhu ëngjëlli im aty lart dhe më mbro,”– shkruan ajo.

Rajselda Hamza është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Ajo humbi jetën për shkak të plagëve të marra pas një aksidenti në Vorë.