Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka qenë protagonist absolut në suksesin 0-1 në “Bernabeu” në gjysmëfinalen e vajtjes kundër Realit të Madridit (0-1).Protagonist me një taktikë atipike për Barcelonën, duke parkuar autobusin para porte. Protagonist edhe në zonën e pankinës me një spektakël, që i kushtoi dhe një karton të verdhë, i dyti radhazi dhe i gjashti në këtë sezon. Numri një i stolit të Barçës e ka përjetuar me mjaft intensitet dhe emocione të forta “Klasiken” në Kupën e Mbretit. Dhe jo në pak raste ai ka dalë nga natyra e tij e komunikimit, duke u kapur me të gjithë. Herë me të tijtë, herë me gjyqtarët dhe herë me rivalët, Ksavi nuk ka kursyer asnjë.

GJYQTARËT – Në fokusin e trajnerit të Barcelonës nuk mund të mungonin gjyqtarët. Që pa nisur ndeshja, në Madrid mbizotëronte një klimë jo shumë Portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, ka qenë jo pak kritik për lojën e bërë nga skuadra e tij në humbjen 0-1 kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit. Duke folur pas humbjes, numri një i portës së Realit e ka pranuar se skuadra e tij ka rënë në grackën e lojës së Barcelonës. Sipas tij, Barcelona e ka merituar fitoren, duke vënë në dukje soliditetin në mbrojtjen e skuadrës së Ksavit.

“Ne e dominuam takimin, por ata u mbrojtën mjaft mirë pas golit me fat që shënuan. Për ne ishte shumë e vështirë të gjenim portën e tij. Ata kanë fituar një ndeshje që nuk e meritonin të fitonin. Por duhet ta pranojmë se ata janë mbrojtur shumë mirë, janë një skuadër që pësojnë shumë pak gola në La Liga. Nëse ata fituan është meritë e tyre, ata janë mbrojtur shumë mirë, u treguan më të zgjuar se ne”, tha Kurtua. Megjithatë, portieri i Realit të Madridit nuk e sheh të mbyllur çështjen e kualifikimit, duke i lëshuar sfidën Barçës për në ndeshjen e kthimit. “Në Barcelonë do të jetë e ndërlikuar, por ne do të shkojmë për të fituar”, tha belgu. miqësore me gjyqtarët për vetë historitë e Barcelonës të bëra publike javët e fundit në mediat spanjolle

Po si të mos mungonin madrilenët, edhe katalanasit nuk kanë qenë shumë të kënaqur me gjykimin e Munuera Monteros. Më i ashpri në protesta ka qenë trajneri i Barçës, Ksavi, dhe stafi i tij. Imazhet e “El Chiringuito” kanë kapur fragmente nga momenti kur mëritë me tre gjyqtarët në fushë trajneri i Barçës i ka shkarkuar te gjyqtari i katërt. “Gjatë gjithë pjesës së dytë e keni dhj*rë. E keni bërë në br*kë. Çdo vendim pro Realit”, i është drejtuar Ksavi gjyqtarit të katërt.

BUDALLA – Ksavi ka shpërthyer edhe me rivalët e tij, ku debati më i nxehtë ka qenë me mbrojtësin e “Los Blancos”, Dani Karvahal. Ka qenë televizioni “Movistar+”, i cili ka kapur fragmentet kur Ksavi ka ofenduar mbrojtësin madrilen. Incidenti ka ndodhur në mesin e pjesës së dytë pas një ndërhyrjeje të gabuar të Karvahalit ndaj Balde. Ksavi i ka kërkuar Karvahalit të mos flasë shumë gjatë takimit. Kjo nuk i ka pëlqyer shumë mbrojtësit që diçka ka thënë dhe ka sjellë reagimin e fortë të Ksavit. “Ti je vetëm një budalla”, i është drejtuar ai Dani Karvahalit.