Reshjet e dendura të shiut që u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës kanë krijuar një situatë të rënduar në disa nga lagjet e qytetit.
Fotot që sjell DurrësLajm janë shkrepur në lagjen nr.18 të qytetit, një nga zonat më problematike.
Rrugët janë përmbytur duke vështirësuar kalimin e qytetarëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Sasia e madhe e reshjeve duket se nuk është përballuar nga sistemi i kanalizimeve, duke bërë që niveli i ujit në rrugë t’i kalojë disa cm.