Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani pasi është kapur në flagrancë ndërsa kujdesej për rreth 300 bimë në një fermë kanabisi në Newcastle.

Autoritetet bëjnë me dije se vlera e lëndës narkotike në treg shkonte nga 28 mijë -120 mijë paund.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Endrit Neza, i cili kishte hyrë për herë të dytë ilegalisht në Britani, pasi herën e parë u deportua më 2017.

Gjykata britanike e ka dënuar shqiptarin me tetë muaj burg.