Në kuadër të operacionit policor të koduar “Njësia” është vënë në pranga autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë të 2150 fidanëve kanabisi në fshatrat Luarzë dhe Reç afër lumit Buna, i cili ishte në kërkim nga Policia.

Konkretisht, në pranga ka rënë 37-vjeçari me iniciale Xh.B. i cili ishte strehuar në banesën e së motrës në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe. 37-vjeçari është banues në fshatin Luarzë të Velipojës.

Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjeçar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.