Ironia e aktorit me Veliajn: Mos e bëni teatrin, na lini të vdesim nga turberkulozi

Postuar: 14/06/2018 - 13:35

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse. Ai tha se artistët duhen lënë në atë sallë ku janë që të vdesin nga turbekulozi.

"Më lër të flas për Teatrin e ri, ka që 5 vjet më mban shpirtin. Dëgjova shumë gjëra, shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore, e cila nuk mund të krijohet nën tallashet e Musolinit. Nëse dikush nuk sheh dot të ardhmen e Teatrit në një strukturë futuriste atëherë të shohë estetikën e tij. Nuk duam teatër të ri me 30 milion lekë. Duam të rrimë aty, të vuajmë nga turbekulozi. Le të ruajmë etikën artistike. Mos e bëni, na lini të vdesim nga turbekulozi."

Ai tregoi edhe se si teatri kombëtar u përmbyt nga shirat që ranë apo se si në verë temperaturat shkojnë në 40 gradë duke e bërë të pamundur punën aty.

"Nuk ka në europë kapanon në atë godinë. Unë kam 3 vjet që luaj aty por besoj që edhe ata që kanë 30 vjet kanë të njëjtin mendim. Baca Reshat sa po e tha pak më përpara çdo dimër aty ndërpriten shfaqjet sepse aktorët shkojnë me 39-të apo me 40-të nga të ftohtit. Gjatë shfaqjes së produksionit të kaluar tek “Makbethi” pjesa poshtë skenës u përmbyt dhe nuk është vetëm një dru apo një hu, por është një hu e gjithë ajo godinë e cila nuk përfaqëson as emocionet që na ka falur Margarita Xhepa aty, as mjeshtri i nderuar Robert Ndrenika apo të tjerë, të tjerë, të tjerë…"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.