Është ndarë nga jeta Jusuf Xhumri, një nga kompozitorët durrsak më në zë.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta e bën me dije djali i kompozitorit, Sidrit Xhumri. Ai njofton se varrimi bëhet ditën e premte, më 27.12.19 ora: 15:00 te varrezat e reja.

Kush ishte kompozitori i njohur durrsak…

Jusuf Xhumri ka luajtur në trombë që në fëmijëri, studioi autodidaktë nën kujdesin e të madhit Gaspër Çurçia. Gjithmonë solist në Orkestrën Simfonike Durrës. Luajti nëpër Piano-Baret e hershme të qytetit. Një kompozitor klasi, i cili ka shkruar disa perla me famë kombëtare, mjafton të përmendim këtu këngët brilante: “Kënga e Marinarit” me tekst të Moikom Zeqos, apo “Pranvera”, me të cilat është vlerësuar me çmime të para në Anketën e Radio-Tiranës. Fitues disa herë në Anketat e Pallatit Rinia, gjithashtu në Festivalet e Pionerit.